Edhe sot vazhdon testimi i rrugëve njëkahëshe në Prishtinë
Jeton Musliu/ RTKLive
Prishtina edhe sot është zgjuar me trafik të ndryshuar.
Rrugët kryesore të qytetit, me vendim të komunës, edhe këtë të diel janë shndërruar në njëkahore.
Kjo, si pjesë e testimit për të parë nëse mund të ndryshohet mënyra e qarkullimit të automjeteve në kryeqytet.
Me një hartë të publikuar, komuna njoftoi se si është rregulluar qarkullimi për këtë fundjavë.
Gjithashtu, si pjesë e përpjekjes për ulje të numrit të automjeteve, komuna e Prishtinës ka liruar nga pagesa në Trafikun Urban, të gjithë qytetarët, që mund të udhëtojnë këtë të shtunë e të diel.
Testimi i rrugëve njëkahore, vazhdon edhe sot kurse nga e hëna rikthehet siç ka qenë.
Më pas pritet që komuna e Priahtinës të vendos se si të veprojë, nëse so të vazhdojë që trafiku të mbetet njëkahor apo të kthehet në sistemin e zakonshëm.
Krejt kjo bazuar në rezultatet e testimit.