Presidentja Osmani dekoroi Jim Xhemën dhe Christopher Hyland
FOTO/ ZPRK
Kosovë

Presidentja Osmani dekoroi Jim Xhemën dhe Christopher Hyland

Afet BELA/ RTKlive

Në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të zëvendësambasadorit të SHBA-ve, z. Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të shoqatës “Vatra”, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e dekoroi z. Jim Xhema me Urdhrin e Lirisë.

Ai ishte dekoruar më parë edhe me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit nga presidenti historik, dr.Ibrahim Rugova.  Në të njëjtën ceremoni, Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin dr. Ibrahim Rugova edhe Christopher Hyland. 

Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin e të dekoruarve për afirmimin e çështjes së Kosovës ndër vite. “Duke e rikthyer vëmendjen te miqtë e Kosovës e atdhetarët tanë përtej Oqeanit Atlantik, ne e ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, dr. Rugovën”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoni.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa