Mbeturinat mbushin Prishtinën
Foto: RTK
Kosovë

Mbeturinat mbushin Prishtinën

Jeton Musliu / RTKlive

Kontejnerë të stërmbushur me mbeturina e kundërmim që të zë frymën. Kështu është gjendja në disa rrugë të Prishtinës, ku mbeturinat kanë filluar të përhapen edhe në rrugë.

Situatë e ngjashme është edhe në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Deponia për mbeturina  është mbyllur për një ditë, ndaj kompania “Pastrimi”  nuk ka bërë grumbullimin e mbeturinave me arsyetimin se nuk ka ku t’i zbrazë kamionët.

E Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media të martën, ka thënë se janë të vetëdijshëm për situatën jo të këndshme të shkaktuar.

“Jemi të vetdijshëm për situatën jo të këndshme të shkaktuar nga grumbullimi i mbeturinave në Kryeqytet”, deklaron komuna e Prishtinës.

“Për arsye të obligimeve të NP “Pastrimi” ndaj Deponisë, kjo e fundit është bllokuar për një ditë dhe ka rezultuar në krijimin e gjendjes së tillë. Mirëpo, NP “Pastrimi” është tani në terren me gjithë kapacitetin e saj dhe besojmë se deri pas orës 16:00, qendra do të pastrohet në tërësi”.

Edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, të martën ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina.

“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, ka shkruar ai në Twitter.

 


APR
Romay Lift