BSPK takohet me deputetët e LVV-së, flasin për kërkesat e sindikatës
Foto: BSPK
Kosovë

BSPK takohet me deputetët e LVV-së, flasin për kërkesat e sindikatës

Emine Hoti/RTKlive

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së, takuan deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në takimin e mbajtur në zyrat e grupit parlamentar të kësaj partie, ata biseduan  për shqetësimet e të punësuarve dhe kërkesat e BSPK-së lidhur me gjendjen e të punësuarve në Republikën e Kosovës.

BSPK-ja njofton se deputetet e LVV-së u shprehën të interesuar dhe u zotuan që proceset e dialogut social të çohen përpara si duhet dhe të lëvizet drejt realizimit të kërkesave të arsyeshme të BSPK-së.

“BSPK pret që nisma e sotme të vazhdohet edhe më tej e sidomos të kurorëzohet me rezultatet e duhura të cilat do të hiqnin shqetësimet reale të të punësuarve duke u plotësuar kërkesat e arsyeshme”, shkruan në njoftimin e BSPK-së.

Ata edhe një herë i njoftuan deputetët e LVV-së, me kërkesat e tyre, që janë të njëjta me ato të parashtruara në protestën e 20 majit.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa