44 vjet pa Xhafer Devën, jeta e tij përmblidhet në akademi përkujtimore
Foto: RTK
Kosovë

44 vjet pa Xhafer Devën, jeta e tij përmblidhet në akademi përkujtimore

Kimete Kasumi/ RTKlive

Personalitete nga fusha politike, kulturore e intelektuale përkujtuan sot Xhafer Devën në 44-vjetorin e vdekjes.

Personalitete të ndryshme shqiptare figurën e Devës e kanë vlerësuar lart.

Nexhmedin Spahiu tha se për figurën madhore të Devës vonë kemi filluar të mësojmë. Sipas tij, gjyshi i tij ka qenë i pari që e ka njoftuar me figurën e Devës.

“Për herë të parë kam dëgjuar nga gjyshi, i cili për të ka folur për një figurë madhore, një intelektual të rrallë, të madh, të zotin. Kur unë shkova në shkollë filluam të mësojmë histori dhe kërkund nuk përmendej Xhafer Deva dhe i tregoja  gjyshit se kemi mësuar për këtë e për këtë. Ai më thoshte rrenë janë këto. Hera e parë që kemi mësuar për të ka qenë viti 1979, në gjimnaz”, tregoi ai.

Ndërkaq historiani nga Shkupi, Qerim Lita, ka folur për figurën e politikanit mitrovicas Xhafer Deva dhe për veprimtarinë e tij.

“Jam i privilegjuar që marrë pjesë në këtë akademi përkujtimore të një figure markante, nacionaliste, intelektuale, poliglote shqiptare të shekullit 20, inxhinier Xhafer Deva”, tha ai.

Ndër të tjera, ai përmendi katër-pesë çështje që, sipas tij, histografia shqiptare fare nuk i ka vënë në dukje në lidhje me veprën e Xhafer Devës.

 


APR
Romay Lift