20 komuna përfitojnë 1 milion euro për infrastrukturorë të komuniteteve
Afet BELA/ RTKlive
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi sot ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me 20 Komunat përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në Komunat e Republikës së Kosovës. MAPL do të mbështes 28 projekte në 20 Komuna në vlerë prej 1 milion euro.
"Komunat përfituese nga programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete janë: Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtimja, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti. MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.























