Dhurim vullnetar i gjakut (Video)
Islam Haxhiu/RTK
Në Carrbreg të Deçanit ka vazhduar aksioni i përvitshëm për dhurimin vullnetar të gjakut.
Lumnije Tahiraj nga Carrabregu i Deçanit së bashku me bashkëshortin e saj, tash e 10 vjet me radhë janë dhurues të gjakut.
Ata edhe sivjet i janë bashkuar aksionit për dhurimin e gjakut i cili po organizohet në ditën e të rënëve nga Carrabregu edhe si nderim ndaj gjakut të derdhur për liri.
“Është dita e dëshmorëve dhe ne e kemi këtë mundësi, dhe për ata dhurojmë gjak”, ka thënë Lumnije Tahiraj, ndërsa bashkëshorti i saj tha se me dhurua gjak është e me shpëtuar një jetë. prandaj është gjëja më e mirë që ekziston në jetë", ka thënë ai.
Edhe Arton Loshaj që njëkohësisht është pjesë e Këshillit Organizativ poashtu është dhurues i rregullt i gjakut.
“Duke parë thirrjet e Qendrës së Transfuzionit të gjakut që ka nevojë për gjak, dhe vetëbesimi i qytetarëve që me dhurua gjak është e shëndetshme, thirrjes tonë dhe thirrjes së Qendrës Kombëtare së Transfuzionit të gjakut, qytetarët ju kanë përgjigjur masovikisht”, ka thënë Loshaj.
Për përfaqësuesit e QTGJ, qytetarët e këtij lokaliteti e sidomos rinia e Carrabregut janë modeli më i mirë i përkushtimit humanitar në shërbim të të gjithë atyre që kanë nevojë.
“Është një model shumë i mirë kur qytetarët kanë mundësi me dhurua gjak dhe kanë interesim të madh”, tha Albana Gashi përfaqësuese e përfaqësuesit e QTGJ-së.
Në 10 vjetorin e këtij aktiviteti humanitar në Carrabreg, mbi 200 vullnetarë ia janë bashkuar aksionit për dhurimin e gjakut.























