Jasharaj sërish paralajmëron protestë e grevë të përgjithshme
BKT
Foto / RTK
Kosovë

Jasharaj sërish paralajmëron protestë e grevë të përgjithshme

KSP

Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës vazhdon të insistojë në kërkesat e tyre. Ata po kërkojnë dialog me Qeverinë dhe nëse kjo nuk do të ndodhë brenda 15 ditëve, nuk premtojnë se në shtator do të nis mësimi, pasi mund të ketë grevë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për KosovaPress, ka treguar që mundësia e fundit për të pasur një dialog me Qeverinë është ndërmjetësuesi ligjor, i cili e ka për obligim t’i dërgojë Qeverisë një letër dhe të insistojë për dialog.

“E vërteta është atë ditë askush nga Qeveria nuk doli të komunikojë me ne. Ne e analizuam situatën dhe duke u munduar të gjejmë zgjidhje çka tutje për t’i dhënë përgjigje dhe dukë parë se në ligjin për organizimin e grevave thuhej se këto veprime të cilat i kemi bërë deri më tash janë të lejuara por për të kaluar në një grevë të përgjithshme, duhet të shfrytëzohet edhe mundësia e fundit dhe mundësia e fundit është ndërmjetësuesi ligjorë, i cili ka obligim dhe autorizim në emër të sindikatës t’i dërgohet Qeverisë një letër dhe pastaj të insistojë që Qeveria patjetër të ulet dhe të bisedojë me sindikatat. Nëse Qeveria këtë angazhimit nuk i përgjigjet pozitiv, atëherë sindikatat me ligjin për greva e fitojnë të drejtën të hynë në grevë të përgjithshme”, ka thënë ai.

Jasharaj theksojë së nëse nuk do të vepronin me ndërmjetësues, atëherë sipas ligjit, Qeveria do të kishte pasur mundësi ta shpall grevën të paligjshme dhe të marrë hapa ndëshkues ndaj atyre që e shpallen zyrtarisht grevën.

 “Një hap që na ka dhënë shpresë është takimi më gjashtë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës, ku zoti Muja dhe të tjerët na kanë dëgjuar më kujdes i kanë thënë edhe idetë e tyre dhe na ka premtuar që çështjet e ngritura do t’i debatojë edhe më të gjitha deputetët e partisë së tij...urojmë që zoti Muja dhe deputetët e tjerë të mbajnë fjalën, të angazhohen sepse lufta jonë është të kemi dialog, marrëveshje mes dy palëve pa pasur nevojë qe të shkojmë në protesta dhe greva sepse keqja më e madhe dhe ajo që na lëndon neve më së shumti është se...jemi të vetëdijshëm që nga grevat tona nuk po ndëshkohet ai që e meriton Qeveria por po ndëshkohen nxënësit, më të pafajshmit dhe jemi afër muajit qershor që shënon mbylljen e vitit shkollor dhe çdo ditë e humbur do t’i krijonte problem nxënësve, qoftë për t’i përmisuar notat dhe për të arritura sukses më të mirë apo për të marrë dije”, tha ai.

Kryetari i SBASHK-ut, gjithashtu ka shtuar se nuk po kërkojnë diçka të pamundur por të bisedojnë dhe të vendosin për të mirën e të gjithëve.


MË SHUME NGA Kosovë