09:50 / 31.05.2022
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, vizitoi Vushtrinë
Venera Xhoxhaj/ RTK
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, po viziton Komunën e Vushtrinë, në kuadër të fushatës “Për ju, me ju”, e cila ka për qëllim promovimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ai është pritur nga i pari i kësaj komune Ferit Idrizi me të cilin do të vazhdoj vizitën edhe në Kalanë e qytetit si dhe në disa fshatra e biznese që janë përfituese e projektit të BE-së.
Nuk është paraparë të ketë prononcime për media.























