07:14 / 01.06.2022
Osmani viziton komunën e Pejës
RTKlive
Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot viziton komunën e Pejës.
Me këtë rast, Presidentja Osmani do të ketë një varg aktivitetesh:
Në orën 10:30, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Në orën 12:50, Presidentja Osmani për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë Ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta.
Në orën 13:20, Presidentja Osmani do të ketë vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals).
Në orën 14:00, Presidentja Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë.
Në orën 16:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë.























