Mehaj viziton Fabrikën e teknologjisë ushtarake dhe dronëve “Samel-90”
Emine Hoti / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Bullgari ka vizituar Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe Dronëve në qytetin Samokov si dhe ka takuar drejtorin e kompanisë “Samel-90”.
Mehaj përmes një një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë t’i shikojë nga afër afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare.
“Gjatë vizitës në Bullgari, ishim edhe në Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronave në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”.
Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të njoftohemi dhe të shohim nga afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare”, ka shkruar Mehaj në Facebook.























