Shtimja vazhdon të mos ketë çerdhe të mjaftueshme
Ahmet Maholli- RTK
Qytetarët e Shtimes po kërkojnë nga komuna që të ndërtojë më shumë institucione parashkollore, sepse janë rritur kërkesat e prindërve për t’i dërguar fëmijët në këto institucione. Zyrtarët e komunës thonë se do të mundohen të gjejnë zgjidhje me ndihmën e qeverisë.
Pavarësisht se Komuna e Shtimes ka funksionalizuar një çerdhe vitin e kaluar, nevoja për më shumë të tilla është ende e madhe.
Banorët shprehen se institucionet duhet të gjejnë mundësi për të ndërtuar çerdhe të reja, në mënyrë që të fëmijët të marrin një edukim më të mirë.
Duhet të ketë pak më shumë çerdhe në komunën e Shtimes
Komuna e Shtimes është rrethinë e madhe dhe ka nevojë jo për një, por, edhe për dy të tjera, një punon por një është e mbyllur edhe një në fshat qëndron e mbyllur, kështu që ka nevojë gjithqysh
“Çerdhet janë shumë të domosdoshme, një nuk funksionon, tjetra është e ngarkuar, për mendimin tim duhet me pas më shumë se ka plot nëna që punojnë dhe nuk ka kush kujdeset për fëmijët, por, edhe nëse nuk punojnë, çerdhet duhet me pas se edukohen fëmijët më shumë dhe socializohen më fëmijët tjerë”, shprehet një banor i Shtimës.
Pavarësisht kërkesave të shumta të prindërve për të sjellë fëmijët e tyre në këtë institucion parashkollor, çerdhja e qytetit në Shtime, nuk është funksionale që nga viti i kaluar.
Se ka nevojë për më shumë institucione të tilla, e konfirmon edhe drejtuesja e çerdhes së re, Kimete Hoxha Rrahmani.
“ Unë mendoj se duke e parë fluksin e madh të kërkesave të prindërve që Shtimja ka nevojë edhe për rifunksionalizimin e vjetër. Aktualisht I kemi 50 fëmijë në listën e pritjes dhe po besoj se do ta ndihmonte shumë këtë institucion”, tha Kimete Hoxha Rrahmani.
Ndërkaq, zyrtarë të Komunës së Shtimes thonë se çerdhja pritet të funksionalizohet këtë vit, por problem mbetet rritja e numrit të edukatoreve, sepse nuk lejon Ministria e Financave
Për funksionalizimin e saj na duhen punëtorë të rinj, por numrat që I kemi aktualisht në shtime, nuk kemi mundësi të fusim në listën e pagave …këtë problem e kanë gjitha komunat por ne jemi në bashkëpunim me Asociac. E komuna dhe Ministrinë e Arsimit për të bërë zgjidhje, për t’I funksionalizimin e tyre.
Deri në hapjen e kësaj çerdheje dhe dy të tjerave në fshatra, kjo e qytetit do të përballet edhe më tej me numër të madh të fëmijëve.























