“Pastrimi”-t i kufizohet orari i deponimit të mbeturinave në Mirash
BKT
Foto: RTK
Kosovë

“Pastrimi”-t i kufizohet orari i deponimit të mbeturinave në Mirash

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A-Prishtinë njofton se nga sot nuk do të bëjë grumbullimin e mbeturinave për shkak të, sipas kësaj kompanie, kufizimeve nga Deponia Sanitare në Mirash, e cila nga ora 11:00 deri në orën 16:00 nuk lejon deponimin e mbeturinave.

"Kompania “ ‘Pastrimi’ Sh.A Prishtinë njofton të gjithë klientët e vet se që nga sot, me dt. 06.06.2022, për shkak të kufizimeve nga ana e Deponisë Sanitare në Mirash, nga ora 11:00 deri në orën 16:00 nuk na lejohet deponimi i mbeturinave në Mirash. Si pasojë e këtij kufizimi, kompania ‘Pastrimi’ e ka të pamundur të bëjë grumbullimin, largimin dhe transportimin e mbeturinave. Orari i caktuar nga ana e KMDK-së, konkretisht për deponim të mbeturinave në qytetin e Prizrenit dhe Gjilanit, është orar i paarritshëm nga ana e kompanisë sonë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për moskryerje të shërbimit të largimit të mbeturinave, sepse kufizimi i orarit të deponimit të mbeturinave pamundëson kryerjen e shërbimit nga ana jonë", thuhet në komunikatën për medie të kësaj kompanie.


MË SHUME NGA Kosovë