49 raste aktive me COVID-19
BKT
Kosovë

49 raste aktive me COVID-19

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 49.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209. Aktualisht janë 49 raste aktive me COVID-19. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë qytetarë.

Në 24-orëshin e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës”, njofton MSH..

Deri më sot, 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "COVID19 BASHKE IA DALIM! Të vaksinuar brenda 24 orève 91 REPUBLIKA KOSOVES MINISTRIA SHENDETESISE Të vaksinuar me nje dozë Doza tẽ administruara nẽ total 903.161 1.829.515 PERDITÄSIMI FUNDIT 07 QERSHOR, 2022 Të vaksinuar me dy doza Testime brenda 24 orève 823.271 Doza tẽ treta/përforcuese 162 102.866 Raste pozitive Vdekje o Pozitiviteti rasteve Të sheruar 0% 6 Raste aktive 49"


MË SHUME NGA Kosovë