Në emisionin “Personazh”, këtë të shtunë, Ardian Gjini
RTKlive
Këtë të shtunë, në emisionin “Personazh” , kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tregon për synimet dhe projektet e tij që ka për komunës që drejton.
Ai në veçanti flet për qeverisjen me një komunë si Gjakova, e cila sipas tij, numëron jo pak probleme.
Në emisionin “Personazh” që transmetohet çdo të shtunë në orën 18:00, Gjini flet edhe për investimet në infrastrukturë, të cilat sipas tij, kanë qenë thuajse të domosdoshme në këtë qytet të shkatërruar nga lufta e fundit.
Ai flet edhe për ruajtjen e trashëgimisë historike e kulturore të Gjakovës, por edhe krijimin e zonave atraktive natyrore, që sipas tij, është parë si domosdoshmëri për investim ne Gjakovë.
Gjini rrëfen se aktiviteti politik, e mbi te gjitha, të qenit në krye të një komunë, padyshim së është përgjegjësi.
Sipas tij, kjo kërkon angazhim dhe kohë të madhe, në veçanti për vendet që vazhdojnë të ballafaqohen me probleme, të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve.
Jeta mes aktivitetit publik dhe kohës që ndanë me familje, sikur për çdo personazh që mban përgjegjësi qeverisëse, edhe për të parin e Gjakovës, nuk është e lehtë.
Të gjitha këto, ai do t’i rrëfejë në emisionin “Personazh” me gazetare Vjosa Beqiri.























