Ndryshimet klimatike dhe taksa për karbonin (video)
Kosovë

Ndryshimet klimatike dhe taksa për karbonin (video)

Muharrem Miftari/RTKlive

Mjedisi në kontekstin e taksimit të karbonit që emetohet në vend nga shkaku i prodhimit të energjisë, por edhe nga zhvillimet tjera, si dhe energjia e ripërtërishme, burimet alternative të saj, do të jenë tema që do të trajtohen në “Akutal”.

Për emetimin e karbonit, efektin që shkakton në jetën tonë të përditshme, Fiona Bakija, hulumtuese në  Institutin e politikave zhvillimore në INDEP, theksoi se një raport I bërë për emetimin e karbonit në mjedisin tonë ka munguar, ndaj ne kemi bërë një analizë të tillë që mund të jetë referuese për taksimin e karbonit.

“Një veprim i tillë është në rritje kudo në botë dhe Kosova doemos do të përfshihet më këtë trend, pra taksimi i karbonit, prandaj kemi parë si të domosdoshme të bëhet një dokument i tillë për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha Fiona Baikja, hulumtuese në Indep.

Lidhur me mbrojtjen e mjedisit foli edhe Sami Makolli, ekspert i fushës përkatëse, i cili  përmendi disa nga mënyrat më efikase që do të ndikonin mbrojtjen e mjedisit.

“Disa shtete të zhvilluara kanë aplikuar disa metoda që janë dëshmuar efikase në mbrojtjen e mjedisit, që njëra nga më produktivet ka qenë taksimi i karbonit”, deklaroi Makolli, ekspert i mjedisit.

Për  Fiona Bakijajn, taksa ekologjike ekziston, por kjo taksë shkon në buxhetin e shtetit bashkë me taksat tjera e jo në dikasterin ku duhet dedikuar, pra në mbështetje të mjedisit, fjala vjen në burime të ripërtërishme, që do të ndikonte në mjedisin e Kosovës.

Të një mendimi ishte edhe eksperti i mjedisit Sami Makolli, që tha se kjo taksë do të duhej të veçohej vetëm për mjedisin.

Tutje ekspertët theksuan se çështja e taksimit të karbonit është politizuar dhe është vënë në dilema të diskutueshme në nivel global, kjo po duket qartë edhe në luftën e Ukrainës.

“BE ka vu kriter për zbatimin e taksimit të karbonit me synimin që të shuhet emetimi i saj në mbrojtje të mjedisit, ndaj ne si pretendent për të qenë pjesë ë BE-së, duhet ta zbatojmë këtë kriter, gjë që nuk është fare e lehtë”, deklaroi Makolli.

 

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa