15:21 / 15.06.2022
Në Kosovë s`ka "Li të Majmunëve"
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mostra e pacientit kosovar të dyshuar me `Linë e Majmunëve`, e dërguar për testim në Holandë, ka rezultuar negative.
Në njoftim thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është njoftuar sot nga laboratorët
respektivë të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të
jetë i prekur nga Lia e Majmunëve.
Ministria dhe Instituti rekomandojnë qytetarët që pavarësisht situatës së qetë dhe të qëndrueshme epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave parandaluese kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër Covid-19.