Në Bubavec inaugurohet muzeu i faljes së gjaqeve
Zenel Hajrizi
Në Bubavec të Malishevës u shënua 32 vjetori i aktivitetit të faljes së gjaqeve, ndërsa nënë pjesëmarrjen e protagonistëve të asaj periudhë, u inaugurua muzeu që përmban argumente të kohës.
Lëvizja për faljen e gjaqeve kemi dashur që të mos mbetet në harresë, prandaj ky muze është vlerë e çështjes kombëtare me artefakte dhe dëshmi të kohës, thotë njëri nga iniciatorët e këtij aktiviteti, mulla Xhevat Kryeziu.
“Tha t’ia prezantojmë gjeneratave të reja, ta kujtojnë, nderojnë dhe ta lartësojnë veprën madhore të lëvizjes sidomos atë të cilët e kanë shtri dorën e pajtimit dhe kjo është një kapital i madh i popullit shqiptar dhe ta ruajmë në formë e stilit muze”,tha Kryeziu.
Në momentet më të rënda të historisë dhe luftës për ekzistencë ishim bashkë, ndërsa si kurrë më parë atëherë u zgjua ndërgjegjja njerëzore, kombëtare dhe fetare, tha Dom Lush Gjergji.
“ Gjaku humbet atëherë kur nuk falet, vetëm me fuqinë dhe ndihmën e Zotit dhe me përkrahjen vëllazërore si në kisha si në xhamia si në livadhe si në male i thirrëm bijtë dhe bijat më të shquara të popullit tonë atëherë që të na bashkëngjiten”, tha Dom Lush Gjergji.
Në 32 vjetorin e kuvendit të pajtimit të gjaqeve u përurua muzeu me përmasa kombëtare dhe një pasuri plus e muzeologjisë së popullit shqiptar të Kosovës.
“Në mënyrë që ky vend ku mund të vendosen vlerat tona kombëtare duke përfshirë shenjat e pajtimit të gjaqeve më pas edhe shenjat e kohës së luftës të lavdishme të UCK-së dhe në përgjithësi në historinë tonë me të cilën gjithmonë krenohemi”, thotë Ekrem Kastartati kryetar i Malishevës.
Falja e gjaqeve dhe ngatërresave të kohës u konsiderua themel i rëndësishëm për kauzë dhe liri kombëtare e cila kulmoi me luftën e UÇK-së dhe mbështetjen e miqve ndërkombëtarë.