Malisheva shënon ditën e çlirimit dhe ditën e dëshmorëve
Foto: Arlinda Sejda
Kosovë

Malisheva shënon ditën e çlirimit dhe ditën e dëshmorëve

Arlinda Sejda /RTK

Me aktivitete të shumta në Malishevë, sot u shënua dita e çlirimit dhe e dëshmorëve . Aktivitetet për shënimin e kësaj dite nisën me homazhe te varrezat  e  dëshmorëve   dhe ngritjen e lapidarit të deshmorit Mentor Gashi.

Në manifestimin qendror ku morën pjesë artisti Mirush Kabashi dhe ansambli i këngëve dhe valleve “ Shota”,  në mbështetjen e kryetarit të Komunes Ekrem Kastarti.

Në këtë ceremoni kryetari i kësaj komune Ekrem Kastrati iu drejtua të pranishmëve me një rezyme që e ka karakterizuar Malishevën nga vitet e kaluara, duke veçuar sakrificën sublime të të rënëve për liri.

 Me një koncert për të rinjtë u përmbyll shënimi i ditës së çlirimit në Malishevë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa