Punëtorët e Lotarisë protestuan, presin takim me Osmanin dhe Kusari-Lilën
Foto: Jeton Musliu/ RTKlive
Kosovë

Punëtorët e Lotarisë protestuan, presin takim me Osmanin dhe Kusari-Lilën

Fatos Cervadiku/ RTK

(E plotësuar ora: 12:20) Punëtorët e Lotarisë së Kosovë mbajtën sot protestën e radhës. Ata kërkuan pagat dhe rikthimin në punë.

Fillimisht ata kërkuan takim me kryeparlementarin Konjufca, me deputetë të Kuvendit, mirëpo njoftuan se u është premtuar një takim për javën tjetër nga zyra e presidentes. Protestuesit morën një konfirmim nga shefja e grupit parlamentar e Vetevendosjes, Mimoza Kusari-Lila, për takim të hënën në ora 14:00. Pas kësaj përgjigjeje, ata thanë se po shpresojnë të gjejnë një zgjidhje.

Sot dy protesta, një në Prishtinë e tjetra në Podujevë

Jeton Musliu/ RTKlive

Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari në Prishtinë, ka shkaktuar paknaqësi te bizneset.

Për këtëcarsye, bizneset që kanë punë në këtë terminal, kanë paralajmëruar për sot protestë në Podujevë.

“Ju njoftojmë se më 17 qershor 2022 ora 13:00, do të ketë protestë nga firmat që operojnë në Podujevë” shkruan në njoftim.

“Kjo për shkak se Dogana e Kosovës më 16 qershor 2022, na ka njoftuar se do të tërheqë oficerët doganorë nga terminali doganor në Podujevë dhe ne si biznese nuk kemi se nga të shkojmë, pasi terminali shtetëror në komunën e Podujevës nuk ekziston”, thonë ata.

Ndërkohë, sot protestë ka paralajmëruar edhe Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Ata protestojnë sepse dhjetëra punëtorë kanë mbetur pa punë, për shkak se me ligj, Kosova i ka të ndaluara aktivitetet e llotarisë.

Kjo ishte vendosur që nga koha kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, i cili një ligj të tillë që ndalon lojërat e fatit e pati dërguar në Kuvend për votim.

Miratimi i ligjit synonte t’i parandalonte aktet e dhunës, meqë paraprakisht kishin ndodhur disa vrasje që për motiv kishin lojërat e fatit.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa