1.5 milion investim në ngrohtoren “Termokos”
Kosovë

1.5 milion investim në ngrohtoren “Termokos”

N. Mekolli /RTKlive.com

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Termokos”, Arsim Fetahu, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime, e cila i mundëson Termokosit përfitimin e grantit mbështetës në vlerë prej1.5 milion euro.

Kjo marrëveshje parasheh financimin e përditësimit të planit të ngrohjes qendrore, zhvillimin e dizajnit preliminar për zgjerimin e rrjetit, si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të nevojshme për implementimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes në kryeqytet.

“Kjo do të sigurojë pjesë të tjera të kryeqytetit të përfshihen në sistemin e ngrohjes qendrore, duke ulur kostot për ngrohje gjatë dimrit dhe duke ngritur efikasitetin e sistemit të ngrohjes në vend”, thuhet pos tjerash në një njoftim të Ministrisë së Financave.

Bëhet e ditur se marrëveshja parasheh edhe hartimin e një plani për dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes në Prishtinë, i cili do të asistojë në avancimin e agjendës së, gjelbër krahas premtimeve të Qeverisë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, premton se, në linjë me Programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar drejt sigurimit të menaxhimit të drejtë dhe profesional të ndërmarrjeve publike në vend.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa