Riti i qethjes së deleve në Dukagjin po zbehet (VIDEO)
Islam Haxhiu / RTK
Në Osek të Gjakovës vazhdon ruajtja e një traditë të vjetër, asaj të qethjeve të deleve. Blegtorët thonë se kanë mbetur pak të tillë që e kultivojnë këtë traditë.
Riti i qethjes së deleve në Dukagjin po vazhdon të ruhet. Megjithatë, blegtorët kanë shprehur edhe shqetësimin se dita-ditës ky zakon po humbet.
Shkelzen Ferizaj së bashku me shumë qethtarë deçanas, por edhe nga Istogu e Peja, kanë ardhur në familjen e Fazli Gashit në Osek të Gjakovës për ta ndihmuar në qethjen e deleve, e cila është edhe festë për këtë familje.
Komunarët thonë se kultivimi dhe ruajtja e kësaj tradite është obligim.
Në Komunën e Gjakovës aktualisht janë rreth 7200 krerë dele, që konsiderohet numër i vogël për zhvillimin e blegtorisë.
Kronika në vazhdim sjell më shumë detaje: