Policët me rroba civile, aksion kundër përdorimit të celularëve në automjet
Foto: RTK
Kosovë

Policët me rroba civile, aksion kundër përdorimit të celularëve në automjet

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur një aksion i koduar ‘’Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’’. Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po realizohet në bashkëpunim të policisë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe policisë me uniformë nga stacioni policor i Ferizajt.

Sipas policisë, një patrullë e policisë me rroba civile, në lokacione të ndryshme identifikon shoferët të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, me theks të veçantë, duke e përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe lajmëron patrullën policore e cila është me uniformë.

“Pas identifikimit të kudërvajtësit, i njëjti ndalohet nga policia me uniformë dhe i shqiptohet gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe ka synimin që të parandohen aksidentet në komunikacionin rrugor, ngaqë kundërvajtjet e tilla shpeshherë kanë shkaktuar edhe aksidente. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos e përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit”, thuhet në njoftim.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa