Publikohet testi i arritshmërisë, kalueshmëria mbi 50 për qind
Kosovë

Publikohet testi i arritshmërisë, kalueshmëria mbi 50 për qind

Qendresa Duraku RTK

Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50.75%. Në këtë dikaster, arritshmërinë e konsiderojnë relativisht të ulët, ndërsa disa nga nxënësit që i janë nënshtruar testit, rezultatin e konsiderojnë solid.

Bardha Bajrami, semimaturante e shkollës së fillore dhe të mesme të ulët, Ismail Qemali në Prishtinë,  është e interesuar të dijë se sa pikë ka arritur në Testin e Arritshmërisë.

Ajo shprehet e kënaqur me këto rezultate, ndonëse thotë se kishte pyetje nga mësimet që nuk i kanë zhvilluar gjatë procesit mësimor.

"Unë jam e kënaqun mesatarisht me razultatin për shkak se, piktë i kam të mira, por e di që kam mujt hala ma shumë me marrë pikë.02:40:02:49"Nuk ka qenë shumë i vështirë testi, por e kemi vrejt që ka pas edhe pyetje prej njësive që ne nuk i kemi zhvillu, do të thotë , nuk i kemi mësu", thotë Bardha Bajrami, semimaturante.

Edhe për Melisa Brymën, rezultati i testit të arritshmërisë që u publikua dje, ishte i kënaqshëm.

"Unë jam e kënaqun sidomos meqë testi ka qenë i ndam në  dy pjesë, e kena pas shumë më të lehtë qysh me u orientu, në natyror apo shoqëror”, tha Meslisa Bryma, semimaturante.

Pedagogu i kësaj shkolle, Bajram Vrapçani, rezultatet e këtij testi i sheh si sukses solid.

"Marrë parasysh se edhe pse një kohë shumë e shkurt për t'i analizu këto suksese të arrituat e nxënësve në këtë test, megjithatë, bazuar në shifrat të cilat dhe në pikët të cilat i kanë arrit nxënësit ne mnund të themi lirisht se kemi një sukses solid", tha Bajram Vrapçani, pedagog i kësaj shkolle

Sipas zyrtareve të Ministrisë e Arsimit, rezultatet e këtyre testeve këtë vit janë më të ulëta se të vitit paraprak.

"Rezultatet e Testit të Arritshmërisë këtë vit ndoshta për shkak të administrimit, janë më të ulta se viteve paraprake sidmos në ditën e dytë kemi rezultat ndër 50%, ditën e parë është diku 54.4%", tha Fatmir Elezi, shef i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit.

Ndryshe, testit të arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa