Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
Foto: RTKLive
Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

RTKlive

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit. organizojnë tryezën e përbashkët “Ujërat, e drejtë e njeriut - mbikëqyrja dhe llogaridhënia”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim lanson punimin: Ide për diskutim: Sugjerime për Strategjinë e ardhshme të Punësimit. (Hotel “Prishtina” Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet konsultim publik për projektbuxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2023. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së pestë të studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Të pranishëm: ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Salla e kuqe ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike, Vushtrri, ora 10:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike voton listën e dëshmitarëve për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 12:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshihet brenda mureve”. (Te Hekurudha në Fushë Kosovë, ora 10:00-16:00)

Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe në mes të DE të MFK-së, përfaqësuesve të Shoqatave të banorëve të Soliterëve dhe KE të NPB-së, për Projektin e Renovimit të Soliterëve. (Selia qendrore e Millenium Foundation Kosovo, ish-objekti i Bankës së Lubjanës, Prishtinë, ora 10:45)

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë mban kongresin “Nisma e ekspertëve shqiptarë në emigracion për rikthimin e trurit”. Merr pjesë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi. (Hotel “SWISS Diamond” Prishtinë, ora 12:00)

Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë objektit të "Newborn".(Ora 13:00)

Bordi i ZRRE-së mban takimin e radhës. (ZRRE, ora 13:00)


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa