12:11 / 24.06.2022
38 raste të reja me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 206 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët janë dhënë 53 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.333 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 823.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse janë dhënë 103.112 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.344. Në total numri i rasteve aktive është 189, njofton kjo ministri.























