LIVE në “Lajmet e Fundit” sonte Edward P.Joseph
BKT
Foto: Edward P.Joseph /Twitter
Kosovë

LIVE në “Lajmet e Fundit” sonte Edward P.Joseph

RTKlive

Situata e fundit politike në Kosovë dhe rajon, sidomos pas Samitit të mbajtur mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel,  do të trajtohet sonte në magazinën informative “Lajmet e Fundit”.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, i ftuar sonte është analisti dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Edward P.Joseph.

Në magazinën informative që fillon në orën 22:30 minuta, nën drejtimin e gazetarit Arton Mulliqi, profesori amerikan, ligjërues në universitetin “John Hopkins” në Washington, do të japë opinionin  tij rreth zhvillimeve aktuale.

Për atë se si e shikon ai gjithë këtë situatë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, nën tensionet dhe presionet e luftës në Ukrainë, nga agresioni rus, apo procesin e dialogut Kosovë-Serbi, profesori Joseph do të shpalos të gjitha  këndvështrimet e tij në magazinën informative që transmetohet në RTK1.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë