177 raste të reja me COVID-19, MSH-ja apelon për vaksinim
Kosovë

177 raste të reja me COVID-19, MSH-ja apelon për vaksinim

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 986 testime, 177 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 13 persona nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve me koronavirus është 225 mijë e 399.

Në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 322.

Ndryshe, në 24-orët e fundit janë dhënë 63 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH-ja ka tërhequr sot vërejtjen se vendet e rajonit, por dhe vendi ynë po shënojnë ditëve të fundit rritje të rasteve të COVID-19, njëherit bën apel të qytetarët për vaksinim.

“Mënyra më e lehtë dhe më praktike për të ulur rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga COVID-19 mbetet vaksinimi, krahas respektimit të masave të tjera parandaluese”, apelon MSH-ja.

 


Eurokoha
Vjosa
APR