Sot, lamtumira e fundit për regjisoren Vjosa Berisha
Jeton Musliu / RTKlive
Producentes dhe regjisores, Vjosa Berisha, sot do t’i jepet lamtumira e fundit. E ndjera, do të varroset në orën 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen “Arbëria”.
Bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, njoftoi paraprakisht se arkivoli me trupin e pajetë të kineastes Vjosa Berisha, do të vendoset në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Ai njoftoi se sot me 30 qershor nga ora 14:00-15:00, do të bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar nga ora 15:00-16:00, me mbledhjen komemorative, gjithashtu në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës.
Familja Berisha pret për ngushëllime të gjithë ata që duan të shprehin dhembjen për humbjen e regjisores, në datat 1,2,3 korrik, në Hotel Grand , Prishtinë, kati 1, nga 11:00-18:00h.
Producentja Vjosa Berisha, vdiq para pak ditësh në një spital në Londër pas një sëmundje të rëndë.