Ekskluzive: RTKlive sjell hulumtimin e opinionit në 5 vende të Ballkanit
Jeton Musliu / RTKlive
Qendra për Hulumtime të Brendshme, e cila ka kryer një hulumtim të opinionit publik në vendet e Ballkanit perëndimor (përjashtuar Shqipërinë), për llogari të Institutit Ndërkombëtar Republikan me seli në Washington, nxjerr të dhëna interesante mbi opinionin që kanë kosovarët, serbët, boshnjakët, malazezët e maqedonasit mbi tema të ndryshme.
Në raportin prej 215 faqesh, janë paraqitur të dhëna të qytetarëve për çështje të tjera si ekonomia, siguria, politika, mediat, e që përfshijnë periudhën 17 janar-4 mars 2022 me një margjinë gabimi prej 2.9 % si dhe me të dhëna krahasuese për vitin 2020 me vitin 2022.
Hulumtimi përfshinë edhe aspektin gjinor, etnik, të moshës, e fetar. Për këtë hulumtim në total janë përfshirë 1.486 qytetarë të Bosnje e Hercegovinës, 1.517 të Kosovës, 966 të Malit të Zi, 1.472 të Maqedonisë së Veriut e 1.481 të Serbisë.
Në rastin e Kosovës, anketa ka përfshirë 1,350 shqiptarë e 123 serbë.
Në përgjithësi, do të thoshit se vendi juaj po ecën në drejtim të duhur apo të gabuar?
Sqarim: Ngjyra e gjelbër-drejtim i duhur/ Ngjyra vjollcë-drejtim i gabuar/Ngjyra e hirtë-nuk e di
Mendoni se gjenerata e re ka të ardhme më të mirë në vendin tonë apo jo?
Cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin ballafaqohet sot vendi?
Në këtë pyetje, kosovarët janë përgjigjur se problemi më i madh aktual në vend është ekonomia-papunësia, kostoja e jetesës e çmimet e larta, pasuar nga korrupsioni,çështje të tjera ekonomike, Covid-19, energjia, varfëria, problemet me biznese të vogla e qasja në kredi, krimi dhe siguria publike, kujdesi shëndetësor, pasiguria dhe të tjera. 
Cilat çështje duhet të jenë prioritet kryesore e të cilat duhet t'i adresojë qeveria?
Sidoqoftë, kur është çështja tek problemet specifike, kosovarët kërkojnë që qeveria të fokusohet tek papunësia e ekonomia, pastaj korrupsioni, çështjet e përgjithshme ekonomike, sigurimi shëndetësor, varfëria, Covid-19, energjia, edukimi, kosotja e jetesës dhe çmimet e larta etj.
A janë mediat të lira e të pavarura për të mbuluar/raportuar çështje të ndryshme apo jo?
Sqarim: Gjelbër-shumë të lira/gjelbër e hapur-pak a shumë të lira/ vjollcë e hapur-pak a shumë jo të lira/vjollcë-fare të lira/hirit-nuk kam përgjigje
Sa të kënaqur jeni me zhvillimin e demokracisë në vendin tuaj?

Sqarim: Gjelbër-shumë të kënaqur/gjelbër e hapur-pak a shumë të kënaqur/vjollcë e hapur-pak a shumë jo të kënaqur/vjollcë-fare të kënaqur/hirit nuk kam përgjigje
Sidoqoftë, liria e shprehjes në Kosovë mbetet me përqindjen më të lartë krahasuar me temat e tjera. Respodentët kanë dhënë përgjigje në pyetjen se si do t’i përshkruanit situatën në këto çështje.
Lirinë e mediave 17% e respodentëve e kanë përshkruar si shumë të mirë e 7% shumë të keqe.
Sigurinë kombëtare 15% e kanë përshkruar si shumë të mirë e 8% si shumë të keqe.
Lirinë e shprehjes 18% e kanë përshkuar si shumë të mirë e 4% si shumë të keqe.
Demokracinë e kanë përshkuar 14% e respodentëve si shumë të mirë e 9% si shumë të keqe.
Situatën me të drejtat e njeriut, 10% e kanë përshkuar si shumë të mirë e 8% si shumë të keqe.
Situatën me rend e ligj, 9% e respodentëve e kanë përshkuar si shumë të mirë e 12% si shumë të keqe.
Gjendjen me ekonomi, vetëm 5% e kanë përshkruar si shumë të mirë kurse 35% si shumë të keqe.
Gjatë ditës, RTKlive do të sjellë të dhëna të tjera të këtij hulumtimi të opinionit publik. Cili liderë është më i preferuar? Cili institucion gëzon besueshmërinë më të madhe të kosovarëve cili më pak? Si vlerësohen nga kosovarët marrëdhëniet e Kosovës me vendet e tjera e si perceptohet ndikimi i jashtëm në Kosovë? Si vlerësohen investimet e huaja e si perceptohet situata e sigurisë, e mediave dhe besimi në to?























