12:36 / 08.07.2022
Aksion për largimin e konstruksioneve në Pallatin e Rinisë
Qendresa Duraku/ RTK
Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka zhvilluar një aksion në Pallatin e Rinisë me qëllim të largimit të disa konstruksioneve të vendosura pa leje në këtë pallat, e që sipas organeve kompetente po rezultojnë në ndryshim të pamjes origjinale të këtij objekti.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se qëllimi i intervenimit këtu është çlirimi i hapësirave të cilat kanë qenë të uzurpuara.
Rama tha se pallati është i mbrojtur me ligj, derisa shtoi se do të vazhdojnë me këto largime të cilat i bëjnë dëme kryeqytetit.























