Mungon uji i pijshëm në 8 fshatra të Lugut të Baranit (VIDEO)
BKT
Kosovë

Mungon uji i pijshëm në 8 fshatra të Lugut të Baranit (VIDEO)

Islam Haxhiu / RTK

Edhe këtë vit në këto temperatura të larta, banorët e 8 fshatrave të Lugut të Baranit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm, meqë ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit, i nisur vite më parë, ende nuk është realizuar.

Mbi 10 mijë banorë të 8 fshatrave në Lugun e Baranit vazhdojnë të ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm, meqë sipas banorëve projekti për rrjetin e ujësjellësit i nisur vite më parë asnjëherë nuk u realizua.

Sipas tyre puset në të cilat marrin ujë çdo ditë janë shumë të ndotura, e të cilat paraqesin rrezik të përhershëm për shëndetin e tyre.

Të vetëdijshëm për rëndësinë e sigurimit të ujit të pijshëm, zyrtarët komunalë në Pejë premtojnë zgjidhje, duke bërë të ditur që së fundmi është gjetur edhe burimi ku do të merret uji dhe se projekti si i tillë do të realizohet shumë shpejt.

Banorët e këtij lokaliteti pos mungesës së ujit të pijshëm, përballen edhe me mungesën e ujit për ujitjen e tokave bujqësore, ballafaqohen me probleme të vazhdueshme me energji elektrike sikurse edhe me mungesën e rrjetit të  kanalizimit.
 


MË SHUME NGA Kosovë