20:46 / 21.07.2022
Sfidat e bletarëve të Rahovecit (Video)
Myrvete Axhami/ RTK
“Bletaria është kultivuar që në kohët e lashta. Familjet që e kanë trashëguar këtë veprimtari vazhdojnë ta duan dhe ta përsosin kultivimin e saj”, shprehet Mustafë Mustafa, bletar nga Rahoveci, i cili këtë zanat e ka trashëguar nga të parët.
Edhe Milazim Duraku, bletar nga Krusha e Madhe e Rahovecit, e do këtë zanat. Të dy këta bletarë kanë sfida të njëjta në këtë veprimtari.
Mustafa thotë se ka pasur përkrahje institucionale, ndërsa një gjë të tillë e mohon Milazim Duraku.
Drejtori i Bujqësisë në komunën e Rahovecit, Berat Duraku, thotë se të gjithë bletarët që kanë aplikuar për subvencione janë trajtuar njësoj.
Komuna e Rahovecit numëron mbi 150 bletarë me mbi 4 000 koshere bletësh.























