​Vetura godet këmbësorin në Vushtrri
BKT
Kosovë

​Vetura godet këmbësorin në Vushtrri

RTKlive

Një person është dërguar për trajtim mjekësor pasi është goditur nga një veturë sot në Pantinë në Vushtrrisë

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Hetimet fillestare tregojnë se një veturë civile me targa vendore ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut i ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. 


MË SHUME NGA Kosovë