Stuhi pa shumë dëme në Ferizaj (Video)
BKT
Foto: RTK
Kosovë

Stuhi pa shumë dëme në Ferizaj (Video)

Driton Ramadani/ RTK

Stuhitë që ndodhën në pjesë të ndryshme të vendit të mërkurën pasdite, në komunën e Ferizajt rrëzuan disa shtylla elektrike dhe drunj, por nuk shkaktuan dëme në njerëz. Autoritetet përgjegjëse të kësaj komune sot folën për këto dëme, derisa u larguan edhe drunjtë të cilët rrezikojnë të rrëzohen në rast të stuhive të tjera.

Moti jo i mirë i shoqëruar edhe me erëra të forta që mbretëroi  gjatë ditës së djeshme ka bërë që në Ferizaj disa plepa të rrëzohen  dhe disa shtylla eklektike të  dëmtohen. Këto janë bërë të dirtura nga Policia e Kosovës

 “Në rrugën Ferizaj-Shtime pikërisht në fshatin LLoshkobare shkak edhe i të reshurave është bllokuar ngase një shtyllë elektrike është rrezuar njëkohësisht kemi pasur informacion se në rrugën “Epopeja e Jezercit” ka pasur bllokim të rrugës ngase dy drunj  janë rrëzuar shkak i erërave të forta dhe shiut”, thotë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Edhe drejtoria e shërbimeve të komunës ka folur rreth dëmeve të shkaktuara. 

 “Ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet e komunës kanë qenë vazhdimësi në terren për të parë eventualisht mos ka dëme apo fatkeqësi të tjera por që nuk ka pasur”, thotë Arben Halili, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë komunë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë   larguar  lisat që paraqisnin  rrezik dhe është bërë pastrimi i terrenit

 “Në këto momente kur po flasim ekipet janë në terren zjarrfikësit ambienti komuna po mundohemi me larguar  çdo pengesë që është e mundur”, tregon Zymri Krasniqi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj. 

Institucionet përkatëse kanë bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie për t’iu dal në ndihmë qytetarëve në çdo rrethanë.

 


MË SHUME NGA Kosovë