Ambasadori Hovenier feston Vitin e Ri islam me Myftiun Tërnava
BKT
Foto: Jeff Hovenier/Twitter
Kosovë

Ambasadori Hovenier feston Vitin e Ri islam me Myftiun Tërnava

Jeton Musliu / RTKlive

Ambasadori amerikan në Kosovë, ka vendosur që të premten, ditën më të rëndësishme të javës për besimtarët islam, pasi është falja e xhumasë, t’i kalojë në shoqërim me ta.

Në një deklarim të shkurt në rrjetet sociale, Jeff Hovenier deklaroi se respekti  për trashëgiminë fetare dhe kulturore është një ideal që çmohet në çdo demokraci moderne dhe multi etnike.

“Sot, isha i nderuar në kremtimin e Vitit të Ri Islamik me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe diskutimin e mënyrave të garantimit që çdo kosovar të praktikojë besimin pa diskriminim”, ka shkruar ambasadori Hovernier në Twitter.

Datat e festave të besimit islam bazohen në kalendarin hënor përfshirë edhe atë të viti të Ri islam.

Këtë vit kjo festë shënohet sipas kalendarit hënor me 30 korrik.

Kalendari Islam ose kalendari i Hixhrit përbëhet nga 12 muaj dhe 354 ose 355 ditë.

Ai është afërsisht 11 ditë më i shkurtër se kalendari gregorian. Bazohet në lëvizjen e hënës dhe si rezultat fillimi i çdo muaji përcaktohet kur gjysmëhëna e re bëhet e dukshme për herë të parë.


MË SHUME NGA Kosovë