Rama inspekton punimet te soliterët e Ulpianës
BKT
Kosovë

Rama inspekton punimet te soliterët e Ulpianës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, inspektoi punimet në pesë ndërtesat ikonike në Ulpianë.

Rama u shoqërua nga stafi i MCC-së që në bashkëfinancim me komunën po rinovon soliterët.

“Përveç se soliterët do të kenë një pamje më të bukur, izolimi termik me masa efiçiente të energjisë do të mundësojë uljen e shpenzimeve për banorët gjatë vitit dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

Sipas tij nga ky projekt do të përfitojnë 270 familje.


MË SHUME NGA Kosovë