Të dyshuarit për rrezikim i trafikut publik i caktohet masa e paraburgimit
Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit F.Ipër shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik
Gjykata Themelore në Prishtinë -Dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm Penal përmes një komunikate për media njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.I për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokuroritë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.I, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, të pandehurit i caktohet masa e paraburgimit në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.
"Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse ipandehurit F.I gjendet në liri ekziston rreziku se i njëjti mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë gjithashtu caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton pesha e veprës penale ku si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë preventive që të ndikoi te i njëjti në parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe sigurimin e të pandehurit në procedurë dhe zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij.























