Shala: Raporti i GREVIO-s identifikon sfidat e institucioneve të Kosovës
BKT
FOTO/ Kuvendi i Kosovës
Kosovë

Shala: Raporti i GREVIO-s identifikon sfidat e institucioneve të Kosovës

RTKlive

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, kryesuar nga kryetarja, Duda Balje, mbajti sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit, pritën në takim zëvendësministren e Drejtësisë, Nita Shala.

Temë diskutimi ishte Raporti i GREVIO-s, i cili tregon mbi vlerësimin e përafrimit të ligjeve, politikave dhe masave të tjera të Kosovës sipas standardeve të Konventës së Stambollit.

Zëvëndësministria Shala tha se është hera e parë që për Kosovën hartohet një raport i tillë, që nga koha kur është nënshkruar Konventa e Stambollit. 

“Raporti i GREVIO-s është raport narrativ, i cili identifikon sfidat me të cilat përballen institucionet vendore sa i përket çështjeve që parasheh Konventa e Stambollit. Që nga nënshkrimi i kësaj konvente, kjo është hera e parë që do të kemi një raport me rekomandime, nga ekspertët e GREVIO-s”, tha ndër të tjera Shala.

Tutje, zëvëndëministrja preku pak pjesën teknike të hartimit të raportit, si dhe procedurave, nëpër të cilin ka kaluar drafti i parë dhe i dytë i raportit, duke theksuar se të dalat e tij me rekomandime për inistitucionet gjegjëse, do të publikohen në tetor të këtij viti.

Anëtarët e komisionit u pajtuan që pasi të publikohet raporti, të zhvillojnë takimin e radhës me zëvëndësministren Shala.


MË SHUME NGA Kosovë