Fluks në pikat e kalimit kufitar, serish pritje të gjata te Dheu i Bardhë
Foto: RTKLive
Kosovë

Fluks në pikat e kalimit kufitar, serish pritje të gjata te Dheu i Bardhë

KP

Edhe në orët e mbrëmjes vazhdojnë kolonat për hyrje në disa nga pikat e kalimit kufitar në Kosovë.

Pritjet më të gjata janë Te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, ku janë krijuar kolona deri në 500, përkatësisht 200 metra për të hyrë brenda territorit të Kosovës, ndërsa kolona në dalje të këtyre dy kalimeve kufitare janë 150, përkatësisht 70 metra.

Për të hyrë Te Dheu i Bardhë udhëtarët duhet të presin 55 deri në 60 minuta, ndërsa për të dalë 30 deri 40 minuta. Ndërkaq në Muçibabë pritjet janë 25-30 minuta, ndërsa në dalje 5-10 minuta.

Në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, të cilat janë hapur për qarkullim në orët e mbrëmjes pas mbylljes për shkak të bllokadës së serbëve lokalë, pritjet për të hyrë janë 15 deri në 20 minuta, ndërsa në dalje 5 minuta dhe nuk ka kolona në asnjërën nga këto dy pika të kalimit kufitar.

Ndërkaq në Merdare nuk ka kolona dhe pritjet e udhëtarëve për hyrje-dalje në këtë pikë të kalimit kufitar janë 3 deri në 5 minuta.


APR
Romay Lift