Mos ndalo në autoudhë, apeli i policisë
Foto: RTKlive
Kosovë

Mos ndalo në autoudhë, apeli i policisë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes kur ngasin automjete nëpër autoudhë. Në një njoftim zyrtarë kërkohet që ta respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të vëmendshëm e të parandalojnë çdo ksident të mundshëm.

Njoftimi i plotë:

MOS NDALO NË AUTOUDHË, NËSE NUK ËSHTË E DOMOSDOSHME!

ÇFARË DUHET BËRË PAS NJË AVARIE/ DEFEKTI TË AUTOMJETIT NË AUTOUDHË!

-Kaloni në shiritin për ndalje emergjente, duke u larguara në skaj të autoudhës

-Edhe nëse të gjithë treguesit janë aktivizuar, mbani vëmendje dikush mund të shkaktojnë aksident

-Vendosni trekëndëshin e sigurisë së paku 100 metra prapa mjetit tuaj

-Nëse dilni jashtë mjetit jeni të detyruar ta mbani veshur jelekun reflektues

-Bëhu i vëmendshëm, jeni në një zonë të rrezikshme

-Ndalohet hyrja në autoudhë e automjetit që është duke e tërhequr mjetin në defekt

-Ndalohet lëvizja në shiritin për ndalje emergjente

Kontakto Policinë e Kosovës: 192


APR
Romay Lift