Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, disa zona mbeten pa ujë të pijshëm
Foto: RTKlive
Kosovë

Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, disa zona mbeten pa ujë të pijshëm

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ njofton se në orët e pasdites ka pëlcitur gypi i ujit në Hajvali, si pasojë e të cilit pa ujë të pijshëm kanë mbetur zonat Hajvali, Çagllavica, Veterniku, lagjet "Qëndresa" dhe "Qershia".

"Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp. Po besojmë në sanim sa më të shpejtë!", thuhet tutje në njoftim.
 
Në moment që rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, rekomandohet që rubinetet të lihen të hapura për pak minuta deri në kthjellim.


APR
Romay Lift