Rrëfimi i mjekut që shpëtoi pacientë në QKUK, gjatë luftës në Kosovë
Kosovë

Rrëfimi i mjekut që shpëtoi pacientë në QKUK, gjatë luftës në Kosovë

Valbona Thaçi/RTKLive

Mjeku Salih Krasniqi i cili ka kontribuar shumë për Kosovën, si në kohën e luftës po ashtu edhe të paqes, ka rrëfyer në emisionin “RTK Prime”, peripetitë që i ka pasur, duke filluar që në vitet e 90’, kur u përjashtua nga puna në QKUK, por edhe në vitet 1998-1999, kur Kosova ishte në luftë.

Sipas tij, serbët në vitet 1998-1999, nuk kanë qenë të interesuar për të shëruar shqiptarët.

Ai ka rrëfyer se pacientët shqiptarë që kanë qenë të shtrirë në spitale, janë mbajtur të lidhur për shtretërit e spitalit, janë rrahur nga serbët dhe në kartelat mjekësore i përshkruanin si terrorist.

“P.sh, Dr. Buqe Bruqin, nuk e kanë lejuar të intervenojë por të t’i dhënë ndihmë Yll Morinës, i cili ka qenë i plagosur”, tha ai për RTK.

Krasniqi ka kujtuar pacientin Naim Cufaj.

“Ky e ka një biografi interesante, e kanë zënë afër Pejës. E kam edhe një video të inçizuar ku Televizioni i Beogradit e ka dhënë për të, e ka edhe një predhë të lidhur si ushtar që e ka pasur. Ai ka qenë i plagosur në kraharor”, ka kujtuar ai.

“Naim Cufa ishte ushtar i UÇK-së nga rajoni Deçanit, që jetonte në lagjen “Dardania” të Pejës. Naimin e kanë zënë të plagosur në një spital shqiptar afër Pejës, e kanë dërguar në spitalin e Pejës pastaj përmes Kryqit të Kuq e kanë sjell në Prishtinë. E pashë që është i plagosur dhe kam filluar të kujdesem dhe mendoja që si ta largoj nga aty", tregon mjeku.

Ai rrëfen se Naimi disa ditë ka qëndruar në kirurgji, kur erdhi nëna e tij ta vizitoj, por nuk u lejua sepse ishte i lidhur për krevati.

"Kam biseduar me nënën dhe gjyshin e tij dhe iu kam treguar se Naimi është mire dhe do mundohem ta largoj nga këtu", rrëfen ai.

Kështu, pas dy tre dite tregon se e ka marrë ta largojë kinse po shkon në bodrum që t'i bëjë disa analiza, dhe t'i bëjë rëntgen të kraharorit.

 "E dërgova në kerrin tim e prej aty drejt në shtëpinë time ku ka qëndruar 12 ditë”, ka rrëfyer Krasniqi, duke shpjeguar se Naimi nuk hante ushqime, vetëm ujë pinte dhe se e kishte problem ta forconte.

Sipas tij, 17 personave që kanë qenë të ushtarë të UÇK-së, profesionet u ka shkruar terroristë, pas trajtimit i dërgonin në burg e disa edhe vdisnin.

Ndryshe kirurgu Salih Krasniqi për krimet e kryera nga forcat paramilitare serbe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999, ka shkruar dy vëllime të librit “Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK – gjatë periudhës 1998-1999”.

 


APR