Kukaj kërkon nga Komuna e Prishtinës kompensim të dëmit (Video)
Foto: RTKLive
Kosovë

Kukaj kërkon nga Komuna e Prishtinës kompensim të dëmit (Video)

Qendresa Duraku/RTK

Në gjykatën themelore në Prishtinë ka nis një seancë gjyqësore, ku e paditur është Komuna e Prishtinës. Një qytetarë me aftësi të kufizuara e ka paditë komunën për diskriminim ndaj kësaj kategorie të shoqërisë. Ai ka kërkuar kompensim për dëmtim të karrocës.

Nën përkujdesjen e bashkëshortes që po ashtu ka probleme në të ecur, Faruk Kukaj me nevoja të veçanta, arriti në Pallatin e Drejtësisë për të gjet drejtësi.

Kukaj, për shkak të pamundësisë për të lëvizur lirshëm në rrugët dhe objektet që nuk kanë fare qasje për persona me aftësi të kufizuar, ka paditur Komunën e Prishtinës që nga viti 2018. E për këtë çështje sot u mbajt seanca e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kukajt përveç shqetësimit të vazhdueshëm që ka, atij i është dëmtuar edhe karroca nga rrugët jo të rrafshëta dhe më disnivel.

"Sipas ekspertizave konstatohet që për shkak të rrugëve dhe mos qasjes drejt dhe mundësisë në kalim është dëmtua edhe karroca”, tha Sulejman Klinaku, avokat mbrojtës.

"Në ekspertizën e hartuar me shkrim të datës 17 qershor 2022, kamë bërë kalkulimin e dëmit për karrocën e paditësit në lartësinë e cekur prej 150 eurove”, thotë eksperti i ekzaminimit.

"Në bazë të cila prova ka ardhur në përfundim se shuma totale e dëmit material është në vlerën 150 euro”, tha Kaltrina Kodraliu, përfaqësuese ligjore në Komunë e Prishtinës.

"Dëmtimi i shufrave metalike të karrocës ashtu siç konstatohet në faqen 5 të ekspertizës vijnë për shkak të rrugëve jo të rrafshët dhe me disnivel", tha eksperti i ekzaminimit.

Në përfundim të seancës Kukaj tha se padinë ndaj komunës e bëri pas shumë viteve të përjetimeve e diskriminimeve në hapësirat e qytetit. Për këtë rast foli edhe drejtori i HENDIKOS-it.

“Nuk ka pas qasje absolut thuaja askund as në rrugë, as në infrastrukturë të objekteve publike e as privateve, posaçërisht mohimin apo pengesat për marrjen e shërbimeve personale, familjare jetësore", tha ai.

"Në situatën e lëvizjes së lirë apo qasjes për personat me aftësi të kufizuara, janë të diskriminum, jo vetëm në Prishtinë por në mbarë Kosovën, në përditshmëri. Ne kemi udhëzimin administrativ për qasje i cili nuk zbatohet e i cili është në kompetencë të komunave. Unë nuk e quaj vetëm diskriminim i cili është fakt në bazë të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, por është edhe shkelje e të drejtave të njeriut", tha Afrim MALIQI, drejtor i HENDIKOS-it.

Përveç Komunës së Prishtinës, u paralajmërua që do të ngrihet padi edhe për të gjitha komunat tjera për mos qasjen në objekte publike për personat me nevoja të veçanta. Seanca tjetër vazhdon më 17 gusht.


MË SHUME NGA Kosovë