Presidentja Osmani falënderon Dua Lipën për lobim rreth liberalizimit
Kosovë

Presidentja Osmani falënderon Dua Lipën për lobim rreth liberalizimit

RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani, e ka falënderuar yllin botëror të këngës, Dua Lipa, që përmes festivalit `Sunny Hill` po bën thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën.

E para e shtetit e ka shpërndarë në profilin e saj postimin e llogarisë zyrtare të festivalit të Dua Lipës në Instagram me titull “Më lë të lirë”.

“Faleminderit Dua Lipa që iu ke bashkuar thirrjes sonë kolektive për t’i dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave të vonuara prej kohësh”, ka shkruar Osmani.

Festivali 'Sunny Hill' ka nisur dje në parkun e Gërmisë dhe ka mbledhur numër të madh të vizitorëve, jo vetëm nga Kosova por edhe nga shtete të ndryshme.


APR