Zv/Kryeministri Besnik Bislimi, sonte i ftuar në ‘RTK Prime’
Foto: RTKLive
Kosovë

Zv/Kryeministri Besnik Bislimi, sonte i ftuar në ‘RTK Prime’

RTKlive

Dialogu! Kjo është fjala e cila shoqëron Kosovën tash e gati 12 vjet kur vjen puna tek politika e saj e jashtme.

Marrëveshje të nënshkruara e të pazbatuara, marrëveshje gjysmë të zbatuara e disa të tjera të zbatuara.

Të gjitha janë pjesë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, që sipas zyrtarëve të shtetit të Kosovës, por edhe atyre  të BE-së dhe SHBA-së duhet që në thelb të kenë njohjen reciproke mes dy vendeve.

Për këtë arsye, shumë takime janë mbajtur e shumë të tjerë kanë dështuar mes drejtuesve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Ai me 29 korrik dështoi me kërkesë të Beogradit zyrtar, por tjetri është caktuar nga Brukseli me 18 gusht.

Në tavolinë do të jenë kryeministri I Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleknsandër Vuçiq me ndërmjetësimin  BE-së.

Se për çfarë do të diskutohet ende nuk dihet por ajo që dihet është se ka shumë për të diskutuar.

Sidoqoftë, për të diskutuar më shumë në lidhje me këtë takim por edhe procesin e  dialogut  në tërësi, sonte në “RTK Prime”, i ftuar i gazetares Fitore Rexhepi, është Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi , i cili është edhe zyrtari i ngarkuar me çështjen e dialogut.

“RTK Prime” sonte fillon në orën 21:10 minuta dhe transmetohet në RTK1, në faqen e RTK-së në Facebook, si dhe në Livestream në www.rtklive.com .


APR