Funksionalizohet Gjykata Komerciale, seancat e para në shtator (video)
Foto: RTKLive
Kosovë

Funksionalizohet Gjykata Komerciale, seancat e para në shtator (video)

Arlinda Sejda/RTK

Funksionalizimi i Gjykatës Komerciale tashmë ka dhënë edhe efektet e para. Shumë afaristë i janë drejtuar kësaj Gjykate në pritje për të kryer shërbimet të cilat po konsiderohet se do t`i sjellin Kosovës siguri karshi investitorëve të huaj të cilët vijnë për të investuar këtu. Kjo gjykatë pritet të nisë trajtimin e lëndëve në shtator të këtij viti.

Afaristi Fadil Sopa, i është drejtuar gjykatës komerciale për të kryer shërbime, e cila është funksionalizuar tashmë. Sopa shprehet i kënaqur me shërbimet që po ofrohen.

" Për neve është shume më lehtë, tashti kjo gjykatë e cila ka funksionu për ceshtje komerciale,për arsye se procedurat janë shumë më të shpejta se që kanë qenë derimëtani", thotë afaristi Sopa.

Gjatë javës së ardhme, pritet të ndahen lëndët te gjyqtarët dhe seancat e para parashihet të mbahen në fillim të muajit shtator.

Kryetari I Gjykatës Komeraciale, Mahir Tutuli, tregon për punën që e pret këtë institucion të drejtësisë që ka në kompetencë trajtimin e çështje që ndërlidhen me biznese, derisa thotë se kjo gjykatë do të hapë shumë mundësi, duke ndikuar edhe në sigurinë e investitorëve të huaj që vijnë në Kosovë.

"Procedurat të cilat janë përfunduar, janë bërë bartja apo tranferimi i lëndëve nga të gjitha gjykatat tjera sepse bazuar në Ligjin për Gjykatën Komerciale, është zgjëruar jurisdiksioni i kësaj gjykate”, thotë Tutuli.

 Aktualisht, janë rreth 9 mijë lendë në pritje, të cilat do t'i trajtoj Gjyakata Komerciale.

 Gjykata Komerciale ka 7 gjyqtarë të shkallës së parë dhe 4 gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Dytë.

Numri i lëndëve të shkallës së parë është  6754 mijë, kurse numri i lëndëve të shkallës së dytë është 1342 mijë të tilla.

Në Ministrinë e Drejtësisë thonë se do të rekrutohen 15 gjyqtarë me buxhetin që është ndarë deri më tani.

"Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 881 mijë e 414 euro për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale. Para kësaj ne si MD e kemi sponsorizuar këtë ligj, pra konkretisht e kemi hartuar këtë ligj. Pra besoj se deri ne fund të vitit do të kompletohet stafi i kësaj gjykate dhe do të funksionojë e të kryejë detyrat mjaft me rëndësi për Republikën e Kosovës”, thotë Blerim Sallahu, zëvëndës ministër i Drejtësisë.

Ndërsa varësisht nga mundësitë buxhetore pritet që vitin e ardhshëm kësaj gjykate t’i ndahet buxhet shtesë. Formimin e Gjykatës Komerciale e ka mirëpritur edhe ambasadori amerikan në Kosove Jeffry Hovenier.

 


APR
Romay Lift