Mbeturina pas “Sunny Hill Festival” (Foto)  
Fotot: Jehona Zhitia/RTK
Kosovë

Mbeturina pas “Sunny Hill Festival” (Foto)  

RTKlive

Parku i gërmisë është vendi ku po mbahet festivali “Sunny Hill”. Mijëra persona janë duke marrë pjesë në tre ditë të këtij festivali, nga 5 deri më 7 gusht.

Megjithatë, sasia e madhe e mbeturinave që pjesëmarrësit po lënë prapa vetës është gjithashtu e madhe.

Në këto fotografi shihet e gjithë ajo që personat ë po marrin pjesë në këtë festival, po lënë prapa vetës.

Punëtorët e pastrimit dhe organizatorët po bëjnë gjithçka që duhet, ndonëse sasia e madhe mbeturinave e ka shpërfytyruar këtë park.

Sidoqoftë, organizatorët kanë deklaruar se në fund të mbajtjes së festivalit, parku i gërmisë do të rikthehet tërësisht në gjendjen e mëparshme.

Një situatë e ngjashme ishte edhe në vitin 2019, kur ky festival ishte mbajtur në të njëjtin vend.

Festivali i muzikës ‘Sunny Hill” është më i madhi që organizohet në Kosovë.

Ai organizohet nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila përformoi në natën e parë, duke bërë që mediat ndërkombëtare të raportojnë për këtë ngjarje.

Përveç saj, në dy netët e tjera përformojnë këngëtarë të tjerë të njohur.


APR
Romay Lift