Mitrovicasit, jetë mes dëshirës për siguri dhe incidenteve të fundit|Video
Foto: RTKLive
Kosovë

Mitrovicasit, jetë mes dëshirës për siguri dhe incidenteve të fundit|Video

Besjana Mulaj/RTK

Situata në veri të vendit sot ishte e qetë, por banorët shprehen të shqetësuar pas rastit të sulmit që ndodhi dje kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët po patrullonin në Liqenin e Ujëmanit Pikën kufitare në Bërnjak e ka vizituar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili tha se pavarësisht të gjitha sfidave, zyrtarët policorë po i përmbushin me sukses detyrat dhe obligimet e tyre zyrtare.

Situatë e qetë sot ishte edhe në veri të Mitrovicës.  Ndërsa Sabri Dibrani, i cili jeton në Lagjen e Boshnjakëve, thotë se shpeshherë situata në këtë zonë  është e tensionuar dhe nuk mungojnë edhe provokimet nga banorët serbë.

“Megjithëse këtej ka eksese gjithmonë, siç ka pasur gjuajte ndaj policisë, kalojnë me dasma e çojnë tre gishtërinjtë, pak më herët ishte një e tillë. Ka provokime”, thotë  Sabri Dibrani, banor i Lagjes së Boshnjakëve. “Ne ndihemi të rrezikuar, por nuk kemi ku të shkojmë”.

Nga sulmi i djeshëm që ndodhi kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës, janë të shqetësuar edhe banorët që jetojnë në jug të Mitrovicës. 

“Mua po më dhimbsën këta policë e shpresoj i ruan Zoti. Unë jetoj vet në veri por andej është..nuk e di”, thotë një banor i Mitrovicës.

“Me këtë problemin e veriut jemi të shqetësuar gjithmonë, por tash edhe jemi mësuar e tash pak është një situatë më ndryshe”, thotë një qytetar tjetër i Mitrovicës.

Që nga viti i kaluar deri më tash në veri të vendit kanë ndodhur 14 sulme, 10 prej të cilave kanë qenë kundër zyrtarëve policorë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle