Në Bellopojë mungesa e ujit ka vështirësuar jetën gjatë verës |Video
Foto,RTK
Kosovë

Në Bellopojë mungesa e ujit ka vështirësuar jetën gjatë verës |Video

Fatos Cervadiku/ RTK

Në fshatin Bellopojë qytetarët kanë një hall tjetër. Ata po përballen me mungesën të ujit. Rrjeti i ujësjellësit me të cilin furnizohen banorët, ka muaj që nuk e furnizon mjaftueshëm këtë fshat pasi që shtypja e ujit është e ulët.

Fahri Maloku nga fshati Bellopojë, i cili jeton në Gjermani, ka ardhur ditë më parë ne vendlindje.

Ai thotë për RTK se prej që ka ardhur po përballet pamjaftueshmëri të ujit të pijshëm. Rrjeti i ujësjellësit me të cilin furnizohet me ujë, sipas tij, ka muaj që nuk e furnizon mjaftueshëm këtë fshat pasi që shtypja e ujit është në nivelin e ulët.

“Problemi kryesor është thuhet te gypi kryesor ai një kolektor që nuk i jep shtypje ujit”, tha ai.

Me këtë problem po ballafaqohen edhe banorët e tjerë të këtij fshati

Rexhep Neziri, Banor i fshatit Bellopojë, tha se prej bajramit të madh që shkoi nu kanë pikën e ujit, as natën, as ditën.

Zyrtarë të Komunës së Podujevës thonë se janë duke u angazhuar që ta zgjidhin këtë problematikë

“E dimë që banorët e fshatit Bellopjoë kanë probleme me rrjetin e ujësjellësit që nga viti 2020. Në koordinim me KRU Prishtinën ujësjellësin e cila është përgjegjëse kryesore e mirëmbajtjës së rrjetit të ujësjellësit dhe në bashkëupunim edhe me ministrinë e planifikimit hapësinorë jemi në përpjekje ta rregullojmë këtë problematikë, mirëpo është një problem që e don një kohë më të gjatë. Problemi kryesor është vjetërsia e gypit, vjedhjet, keqperdorimet dhe në temperaturat e larta, i bie që shtypjet për shkak të”, tha Bahri Selimi, drejtor i shërbimeve publike në komunën e Podujevës.

Kurse Arieta Mjeku Azizi, nga KRU Prishtina, në një përgjigje me shkrim për RTK-në, ka thënë se gjatë javës së ardhshme kanë planifikuar të dalin në terren bashkë me komunën e Podujevës për t'i shikuar mundësinë e realizimit të një projekti, i cili do t'i mundësonte fshatit Bellopojë e të tjerave përreth furnizim më të mirë me ujë të pijshëm. Tutje ajo tha se harxhimet e ujit në pjesë të tjera janë enorme, andaj ka shtypje të ulët e diku fare ujë.


MË SHUME NGA Kosovë